Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se aktori i njohur kosovar Armend Baloku i është bashkuar listës zgjedhore të kësaj partie, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi publik, Kurti e cilësoi Balokun si “forcë shtesë” për listën fituese të LVV-së, duke vlerësuar se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për artin dhe kulturën në Kosovë.
“Armend Baloku i bashkohet listës sonë fituese. Aktori ynë i njohur dhe shumë i dashur për publikun është forcë shtesë për listën e Lëvizjes sonë, ndërsa kontributi i tij do të jetë i çmuar për artin dhe kulturën e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.
Ai po ashtu ka përmendur përgatitjen akademike dhe karrierën artistike të Balokut, duke theksuar se ai ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve, në drejtimin e Aktrimit.
Sipas Kurtit, Baloku ka një karrierë të pasur në teatër dhe film që nga mosha e hershme, ndërsa është i angazhuar edhe si ligjërues i aktrimit, duke kontribuar në formimin e aktorëve të rinj në Kosovë.
“Mirë se vjen, Armend!”, përfundon postimi i Kurtit.
Postimi i Plotë:
Armend Baloku i bashkohet listës sonë fituese. Aktori ynë i njohur dhe shumë i dashur për publikun është forcë shtesë për listën e Lëvizjes sonë, ndërsa kontributi i tij do të jetë i çmuar për artin dhe kulturën e Republikës sonë.
Baloku ka përfunduar Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Dramatike, drejtimi Aktrim, në nivelin bachelor dhe master. Ai ka një karrierë të pasur si aktor i teatrit dhe filmit që nga mosha e hershme. Përveç angazhimit të tij në teatër dhe film, ai ushtron edhe veprimtari pedagogjike si ligjërues i aktrimit, duke kontribuar në formimin e aktorëve të rinj në Kosovë.
Mirë se vjen, Armend!



Të tjera
A e dini se çfarë përfaqëson shenja e WC-së së femrave?
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së LVV-së
Sa gram sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës