Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili pasi dështoi të arrijë një marrëveshje me LDK-në, la të kuptojë se tash do ta provojë edhe me partinë e Bedri Hamzës, për një zgjidhje të mundshme për presidentin.
Mustafa tha se kjo parti e ka kuptuar me kohë ‘lojën e Kurtit’, i cili sipas tij e njeh vetëm logjikën e kapjes së pushteteve.
PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.”
Siç thotë ai, ky është qëllimi i kreut të VV-së, prandaj PDK nuk i ka dhënë ‘kënaqësinë’ për ‘filma’.



Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë
Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu
A mjafton t’i lani dhëmbët vetëm dy minuta