“Alternativa” publikon sondazhin: Vetëvendosje fituese me 57.6% të mbështetjes

“Alternativa” publikon sondazhin: Vetëvendosje fituese me 57.6% të mbështetjes

Qendra pë Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin e fundit për zgjedhjet e 7 qershorit, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 57.6 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK, transmeton KosovaPost.

LVV në rritje dhe fituese, PDK dhe LDK shënon rënie, kurse AAK nuk e kalon prgaun.

Sipas Qendres për Hulumtime – “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, i realizuar përfunduar këtë javë, e nxjerr fituese Lëvizjen Vetvendosje (LVV) në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet Parlamentare 2026”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, pas dy javë fushate për ditën e diel 07 qershor 2026?
Përgjigja ka rezultuar me rënie të subjekteve politike PDK dhe LDK, dhe gjithashtu AAK –së, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Partia në Pushtet LVV ka rriur një epërsi të madhe në vlerë respoduese prej LVV – 57.6%, derisa vlerat numerike për partitë opozitare si: PDK – 15.9%, LDK – 12.0%, ndërsa AAK – sipas sondazheve kësaj radhe nuk do të mundet me kalue pragun.

Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur me pjesëmarrje në grup mosha të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një përfaqësim të ndryshëm të mbështetjes për partitë në varësi të grupmoshave, rajoneve dhe komunave. LVV, e cila ka arritur një mbështetje të fuqishme prej 57.6 %, ka marrë mbështetje të madhe në rajonet më të urbanizuara dhe në komunat më të mëdha, ku qytetarët janë më të angazhuar politikisht.

PDK, me 15.9% të mbështetjes, mbetet e fortë në disa rajone të caktuara, përfshirë ato ku janë më të pranishëm votuesit e grupeve të moshuara, të cilët kanë një lidhje të thellë historike me këtë parti.
LDK, e cila ka arritur 12.0% të mbështetjes, ka pësuar një rënie të konsiderueshme, veçanërisht në komunat ku më parë kishte qenë e fortë, duke reflektuar humbjen e besimit nga një pjesë e elektoratit.

AAK, është përqendruar kryesisht në komunat e vogla dhe ato rurale, ku politikat e saj kanë rezonuar më shumë me nevojat lokale.

Në përgjithësi, ky rezultat tregon se mbështetja për partitë është e ndarë jo vetëm sipas ideologjisë, por edhe sipas territorit dhe grupeve demografikë, ku çdo rajon dhe komunë ka influencën e vet në rezultatet e përgjithshme të votës nacionale.