Grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pas përfundimit të ritualeve të haxhit në vendet e shenjta islame.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në këtë grup ishin besimtarë nga Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjakova dhe Klina, të cilët u pritën nga familjarë dhe të afërm të shumtë.
Haxhilerët shprehën emocionet dhe gëzimin e tyre pas kthimit në atdhe, duke theksuar se përjetimet gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medinë janë të veçanta dhe vështirë të përshkruhen me fjalë./KosovaPost/



Të tjera
Protestat masive/ Spiropali i ‘kthen shpinën’ Ramës: Fazë e re historike
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
Autoriteti turk i konkurrencës nis hetim dhe vendos masa të përkohshme ndaj Meta-s për praktikat në IA