Starti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka sjellë surprizën e parë të madhe: rikthimin e një prej banorëve më të komentuar të vitit të kaluar, Eduart Kuqi (Edi).
Edi, i cili në edicionin e tretë pati një dalje dramatike duke u larguar vullnetarisht nga gara, është sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Sikurse është përfolur gjatë muajve të verës, pas daljes nga shtëpia, Anisa dhe Edi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke ndezur aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre, raporton Prive By Liberta Spahiu.
Në një postim të bërë pikërisht në kohën kur Edi po i bashkohej sërish formatit, Anisa ka publikuar foton ku shihet duke mbuluar fytyrën dhe duke qeshur, shoqëruar me dy emoji “😂😂”.

Ky reagim i saj është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një “thumbim” plot ironi për rikthimin e tij në garë. A po qesh me vetë faktin e rikthimit, apo është thjesht një reagim nostalgjik? Kjo mbetet për t’u parë.



Të tjera
Kur prekni këto objekte të përditshme lani duart
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B