Tre persona – dy burra dhe një shtetase e Serbisë – janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi kanë kanosur zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ndërhyrjes policore është përdorur sprej ndaj të dyshuarve, të cilëve më pas u është ofruar tretman mjekësor.
Në incident ka pësuar lëndime trupore edhe një zyrtar policor, i cili po ashtu ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët policorë. Për t’i neutralizuar, ndaj tyre është përdorur sprej dhe më pas të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.



Të tjera
Gruaja e Harry Kane e ndoqi ndeshjen e bashkëshortit të saj në tribuna e veshur me një set që kushton më shumë se një mijë euro
Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare
Lot dhe emocione! Xhuli zbulon si reagoi nëna e saj kur mori lajmin për shtatzëninë me IVF