Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.
Ajo më tej tha se aktualisht, policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.



Të tjera
Kurti në Shtime: Shkollat më efiçiencë, kushte më të mira për nxënësit
Rashica afër largimit nga Besiktas, skuadra tjetër turke shpreh interesim për të
Si të përdorni mjaltin që të mos plakeni