Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur respektin e tij të thellë për heroin Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht një vit më parë në Banjskë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci theksoi se veriu i Kosovës ka përjetuar ndryshime rrënjësore që përkojnë me amanetin e Afrimit, i cili po bëhet realitet.
“Një vit më pas, ne e vlerësojmë sakrificën e tij dhe angazhimin për një Kosovë të lirë. Lavdi për jetë e mot heroit Afrim Bunjaku!”, përfundoi Bajqinovci, duke nënvizuar rëndësinë e kujtesës dhe vlerave që përfaqëson Bunjaku për popullin e Kosovës.



Të tjera
Kështu ndikon gjumi në shëndetin tuaj
Shkencëtarët thonë se Livanda është më e mirë se ilaçet relaksuese
Gjashtë ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave