Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë qasjen dhe të largojë menjëherë masat e vendosura ndaj Kosovës para më shumë se dy vjetësh.
Ai gjatë një takimi dje me presidenten Vjosa Osmani theksoi se normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale, siç u shpreh ai, “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.
Në takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për 28 dhjetor.
BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës në qershor 2023, si reagim ndaj eskalimit të tensioneve në veri.



Të tjera
Gjashtë pajisje shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura
Ushqimet që duhet të hani për një shikim më të mprehtë
5 rregulla në çift që të ndiheni “të lirë”