Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se sot është raportuar një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar, përcjell KosovaPost.
Sipas ShKShMK, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.
“Teknikët e Kërkim-Shpëtimit Malor të ShKShMK, më datë 18.01.2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës, kanë evidentuar dy shtresa problematike në zonën e Brezovicës. Nga këto, më shqetësuesja është shtresa bazë mbi vegjetacion (Ground-based Persistent Ëeak Layer – Depth Hoar)”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja, janë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, duke rritur peshën dhe presionin mbi këto shtresa të dobëta. Bazuar në vlerësimin aktual, kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë.
ShKShMK apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, pa përjashtuar rrezikun edhe në orientime dhe pozita të tjera gjeografike.



Të tjera
Maskë për ngrehjen e gjinjve
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026