Bien çmimet e derivateve, lirohen nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 30 maj.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.52 euro për litër, duke shënuar rënie për 3 cent krahasuar me të premten.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.74 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/