Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024.
Capital T me këtë rast ka bërë një postim në rrjete sociale, duke i uruar suksese yjeve të kombëtares.

Reperi i njohur tutje shtoi: “Përjetësisht me ty”.
Artisti shqiptar po ashtu ka publikuar edhe këngën “Albania”, që e bëri pikërisht për ta në këtë Kampionat.
Ky projekt i Trim Ademit (emri i vërtetë) për pak ditë kaloi shifrën e dhjetë milionë klikimeve në YouTube.
Loja e Shqipërisë me Spanjën do të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.



Të tjera
Nise ditën me një lugë mjaltë
Në këto vende mund të kaloni pushime të lira, nuk mungon edhe Shqipëria
Vlerat ushqyese të fikut të detit