Çelsi pa frena në merkato! Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar afrimin e Jorrel Hatos, ish-talent i madh i Ajaksit.
19-vjeçari holandez u është bashkuar bluve për një shumë prej 43 milionë eurosh, ndërsa ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez.
Hato debutoi me skuadrën e parë të Ajaksit në shkurt të vitit 2023, kur ishte vetëm 16 vjeç, 10 muaj e 23 ditë, duke u bërë lojtari i pestë më i ri në histori që luan për klubin nga Amsterdami. Ai vazhdoi të shkruante historinë, duke u bërë kapiteni më i ri në historinë e Ajaksit dhe gjithashtu lojtari më i ri me mbi 100 paraqitje për klubin.
Në total, Hato regjistroi 111 paraqitje, 4 gola dhe 10 asistime me fanellën e Ajaksit. Çmimi i tij e bën atë shitjen e pestë më të shtrenjtë në historinë e klubit holandez, duke barazuar shifrën e largimit të Mohamed Kudus drejt Uest Hamit.
Në skuadrën e re, Hato do të konkurrojë me Mark Kukurrejan për vendin në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.
Ndeshja e parë ku Hato mund të debutojë është më 8 gusht, në miqësoren ndaj Bajer Leverkusen në “Stamford Bridge”, ndërsa sezoni i Premier League për Çelsin nis më 17 gusht, në shtëpi ndaj Kristal Palas.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Maratona e Palestinës rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza