Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shndërruar në “autonomi territoriale politike”.
Çitaku ka thënë se më nuk mund të flasim për Asociacion.
“Nëse e lexoni marrëveshjen e Ohrit që e ka pranuar kryeministri Kurti, nuk bëhet fjalë më për Asociacion, por flasim për një autonomi territoriale dhe politike.
Pra, nuk ka të bëjë kjo me asociacion. Mirëpo, në mënyrë të vazhdueshme, kryeministri Kurti e ka reduktuar idenë e sovranitetit në simbolika”, tha Çitaku.
Të tjera
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu
“Hajt se e rehatojmë”, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e rreshterit Muhamed Lika
Përplasen Kajtazi e Ramiqi: Ik atje, ju përgatisni fëmijët për terrorizëm që në shkollë