Pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënime prej 45 vjetësh për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar duke theksuar se lufta për liri dhe dinjitet njerëzor nuk mund të kriminalizohet.
Në një status në rrjetet sociale, Çitaku shkruan: “Nuk mund të denohet lufta për liri. Nuk mund të kriminalizohet lufta për dinjitet njerëzor dhe kombëtar. Historia nuk rishkruhet me padrejtësi. Drejtësia vonon, por e vërteta mbetet. Drejtësi! Liri!”
Reagimi i saj vjen në një moment kur Prokuroria e Specializuar ka përfunduar deklaratat përmbyllëse, duke kërkuar dënime të rënda për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen për krime lufte.


Të tjera
Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA
Çajrat që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjen e stomakut
Haxhiu dhe Kurti nderojnë Rugovën, Demaçin dhe Zahir Pajazitin