Çun Lajçi shpërthen ndaj opozitës: S’e doni Republikën, e doni xhepin, pallatet që ndërtuat me paratë tona

Çun Lajçi shpërthen ndaj opozitës: S’e doni Republikën, e doni xhepin, pallatet që ndërtuat me paratë tona

Shkrimtari dhe aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar opozitën për mungesën në seancën e Kuvendit ku pritej të votohej për presidente Feride Rushiti, përcjell KosovaPost.

Në një shkrim të gjatë dhe emocional, Lajçi akuzon liderët opozitarë: Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hamzën se nuk kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve dhe se, sipas tij, nuk treguan përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për shtetin.

Ai e cilëson si të papranueshme mungesën e deputetëve opozitarë në Kuvend, duke theksuar se, pavarësisht qëndrimeve politike, ata duhej të ishin të pranishëm në një proces kaq të rëndësishëm për vendin.

Lajçi vlerëson lart figurën e Feride Rushiti, duke e quajtur atë “nder i kombit” dhe një emër që, sipas tij, nuk e turpëron Kosovën. Ai shton se për një kandidate të tillë, deputetët duhej të merrnin pjesë në seancë, qoftë edhe pa votuar.

Në reagimin e tij, ai përdor tone të forta kritike ndaj klasës politike, duke i akuzuar për interesa personale, përfshirë pasurimin dhe rehati, në dëm të interesit shtetëror.

Reagimi i plotë:

Jo — ju s’e doni Republikën.

S’e doni shtetin.

Nga hiçi po ia nisi.

Nga Lumiri e Bedriu — që as nuk deshtën, as nuk dijtën, e as nuk u munduen me dijtë si fitohet dashnia e popullit.

– E unë kërkova për ta mend e krye — Shkup e Shkodër.

Sa i marrë jam!

Ndërkohë ata dy vjet i rrotulluen gurët, thue se shteti ishte mshefë nën ta.

Nuk e panë që nën gurë ishte hiçi dhe vetja e tyne, tue u fundosë në të.