Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka vazhduar serinë mbresëlënëse të rezultateve pozitive në Ligën C të kualifikimeve për Botërorin 2027, duke shënuar fitoren e tretë radhazi.
Pas triumfeve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, “Dardanet” kanë regjistruar një tjetër sukses të madh, kësaj radhe si mysafire në Sofje, duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:1.
Ndeshja nisi jo mirë për kombëtaren tonë, që u gjend në disavantazh, por reagimi ishte i menjëhershëm dhe plot karakter. Vashat kosovare dominuan në vazhdim, duke realizuar tre gola dhe përmbysur rezultatin në mënyrë bindëse.
Me këtë fitore, Kosova konfirmon formën e lartë dhe vazhdimësinë në lojë, duke u pozicionuar fuqishëm në garë për vendin e parë në grup.
Ky sukses përbën një hap shumë të rëndësishëm drejt objektivit madhor, promovimit në Ligën B. Megjithatë, fokusi mbetet maksimal, pasi kombëtarja synon të ruajë ritmin dhe seriozitetin deri në fund të këtij cikli kualifikues.



Të tjera
Metodat natyrale për largimin e insekteve nga shtëpia
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Pacolli: Investimet në Bjeshkët e Junikut të bëhen në harmoni me mjedisin