Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmojë reputacionin e tij për disiplinë ekstreme, sipas një historie të treguar nga Davide Ancelotti, asistenti i babait të tij Carlo Ancelotti.
Davide Ancelotti, i cili aktualisht punon me Kombëtaren e Brazilit, ka treguar një anekdotë interesante për kohën kur punonte me Ronaldon te Real Madridi.
Ai tha se pas fitimit të Topit të Artë në vitin 2014, Ronaldo i lejoi vetes vetëm një gotë shampanjë për të festuar, dhe më pas kërkoi vetë një seancë shtesë stërvitore për të “kompensuar” festimin.
“Ka një etikë pune unike. Kur fitoi Topin e Artë 2014, Cristiano piu vetëm një gotë shampanjë për të festuar. Pastaj, në stërvitjen e parë pas çmimit, kërkoi një seancë shtesë për ta kompensuar,” tha Davide Ancelotti.
Ronaldo njihet gjerësisht si një nga lojtarët më të disiplinuar në historinë e futbollit, ndërsa kjo histori shton edhe më shumë në imazhin e tij si atlet që nuk lejon as suksesin të ndikojë në përgatitjen e tij.



Të tjera
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete
Shpërthen ish-deputeti i LDK-së: ‘Zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë prostituta politike, maniak seksual e shërbëtor të PDK-VV’
Sergio Ramos arrin marrëveshje për ta blerë Sevillan 450 milionë euro