Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të jetë sot në votim në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa diskutimi lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës u bë të martën.
Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase konfirmoi për Telegrafin se votimi lidhur me iniciativën e deputetëve të partisë katalunase do të jetë sot në ora 13:00.
Nogueras ditë më parë i tha Telegrafit se presin mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.
“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike. Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, tha Nogueras.



Të tjera
Kafe pa ngrënë, gabim i frikshëm
Tërheqim personat e ngjashëm me veten
Gjashtë gratë e horoskopit, me të cilat të gjithë meshkujt do të donin të martoheshin