Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai po vazhdon me gjuhë përçarëse dhe sulme që, sipas saj, po thellojnë ndarjet në shoqëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra, tha se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson një qasje tjetër të bazuar në maturi, seriozitet, bashkëpunim, përgjegjësi dhe punë.
Ajo theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një përballje mes stabilitetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, apo vazhdimit të bllokadave dhe izolimit.
“Koha për shtetin dhe qytetarët”, shkroi ajo.



Të tjera
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet rekordit të 2021-tës
Prof. Ali Dula – kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap drejt NATO-s