“Derbi” shqiptarësh në elitën e futbollit suedez, ku Elfsborgu i Besfort dhe Arbër Zenelit, mposhti me rezultatin 1 me 2 Hakenin e Etrit Berishës.
Protagonist në këtë përballje u bë sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 59-të, ndërkohë që në minutën e 87-të, rrëmbeu skenën duke realizuar një gol mjaft të bukur në portën e Berishës.
Ky duel ishte i vlefshëm për javën e 18-të në futbollin elitar suedez. Me këtë fitore, Elfsborgu u ngjit në vendin e tretë me 35 pikë, ndërkohë që Hakeni i Berishës, mban vendin e 10-të me 22 pikë.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Maratona e Palestinës rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza