Dy persona dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga grupi i reperit Noizy.
Ngjarja ka ndodhur në një klub të natës në Pejë, në orët e para të së mërkurës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se nga hetimet preliminare të policisë dyshohet se edhe këngëtari ka qenë i përfshirë në këtë incident.
“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive janë duke bërë hetime, duke grumbulluar prova në mënyrë që të identifikohen të gjithë personat dhe të njëjtit të paraqiten tek organet hetuese për t’u përgjigjur për përgjegjësinë penale që kanë për këtë çështje”, tha Nikçi për Klan Kosova.



Të tjera
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zisë
Turqia dhe Britania nënshkruajnë dokumentin e “partneritetit strategjik” për të thelluar lidhjet në siguri dhe tregti
FIFA refuzon zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës