Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të një cisterne që ndodhi në një pompë të derivateve.
Telegrafi ka mësuar se viktima, 45-vjeç dyshohet se ishte një mjeshtër, i cili edhe kishte shkuar për të rregulluar problemin që ishte në pompën e derivateve.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, më herët konfirmoi se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Ndryshe, rruga Pejë-Deçan është bllokuar për qarkullim deri në përfundimin e procedurave nga Policia, e cila po qëndron te rrethi i njohur si i “Ukajve” dhe pas ekzaminimit do të lirohet për qarkullim.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë