“Do të kthehen kohërat e mira”, vjen reagimi i Bellinghamit pas eliminimit – Ekonomia Online

“Do të kthehen kohërat e mira”, vjen reagimi i Bellinghamit pas eliminimit

Jude Bellingham ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Real Madridit nga Bayern Muncheni në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk mjaftoi por luftuam deri në fund”, shkroi Bellinghami në llogarinë e tij në Instagram.

“Madridista, ju zhgënjyem por jemi përherë mirënjohës për mbështetjen”.

“Kohërat e mira, të cilat ju i meritoni, do të kthehen. Asnjë opsion tjetër nuk mbetet pos ta përfundojmë këtë stinor sa më mirë që është e mundur. Hala Madrid”.