Vdes legjenda e basketbollit, Oscar Schmidt – Ekonomia Online

Vdes legjenda e basketbollit, Oscar Schmidt

Legjenda braziliane e basketbollit, Oscar Schmidt, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Ai ishte hospitalizuar në Sao Paulo por nuk ka ende informata më të detajuara se çfarë e solli vdekjen e tij.

Pjesë e Sallonit të Famës, ai gëzoi një karrierë të pasur 30-vjeçare, ku edhe deri vonw gëzonte rekordin e më së shumti pikëve të shënuara në karrierë, gjithsej 49 mijë e 747.

I njohur për trepikështa e tij, ai mban rekordin e më së shumti pikëve të shënuara në Olimpiadë, 1,093, si dhe të më së shumti pikëve në një ndeshje olimpike, 55 sosh.

Ai madje ishte draftuar nga New Jersey Nets më 1948 në NBA, por kishte refuzuar sepse do t’i duhej të hiqte dorë nga kombëtarja braziliane.