Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit spanjoll, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë në La Liga kur përjashtohen golat e realizuar nga penalltitë.
Sulmuesi i Mallorca ka shënuar 16 gola nga loja e hapur, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror. Pas tij renditet Kylian Mbappé i Real Madrid me 15 gola, ndërsa podiumin e plotëson Ferran Torres i Barcelona me 14 realizime.
Në listë ndodhen edhe talenti i ri Lamine Yamal me 13 gola dhe eksperti i sulmit Robert Lewandowski me 11 gola, që kompletojnë pesëshen më të mirë.
Ky statistikë nënvizon ndikimin real të Muriqit në lojë, pasi golat nga loja e hapur konsiderohen tregues më i qartë i formës dhe efikasitetit të një sulmuesi. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare për Mallorcan këtë sezon, duke e kthyer kosovarin në një nga figurat më të spikatura të kampionatit.
Me këtë ritëm, Muriqi jo vetëm që po shkruan histori personale, por po vendos edhe standarde të reja për sulmuesit në La Liga.




Të tjera
Më të lumtur, ata që kanë para apo kohë?
Kroacia “rrëzon” Vuçiçin: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën
Flini më shumë se 8 orë? Ja çfarë duhet të dini