Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposht vetëm pas penalltive Slloveninë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0.
Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.
Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.
Në minutën e 105, Portugalia fitoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi Cristiano Ronaldo, por topi u prit nga portieri Oblak dhe portugezi shpërtheu në lot. Në minutat në vazhdim, talenti slloven Sesko pati një tjetër mundësi të artë për shënim pas një gabimi të Pepes, por sërish nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Te penalltitë, këtë herë Ronaldo realizoi dhe iu rikthye buzëqeshja, ndërsa Sllovenia gaboi në të tre penalltitë e para, duke u eliminua nga Europiani.
Në çerekfinale, Portugalia do të ndeshet me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.
Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)