Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka vizituar Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas (ZRNJF) në Gjilan.
“Ndihma juridike falas mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme për garantimin e barazisë para ligjit, përmes mbështetjes që u ofrohet qytetarëve që përballen kryesisht me sfida shoqërore, ekonomike dhe ligjore”, tha Ministrja duke e vlerësuar si një ndër mekanizmat kyç për sigurimin dhe garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Gjatë vizitës, Ministrja Gërvalla u njoftua nga afër me përkushtimin e profesionistëve, puna e të cilëve kthen të drejtën nga një parim abstrakt në një shërbim konkret për qytetarët e Republikës sonë, duke e bërë kështu drejtësinë e prekshme për ata që kanë më së shumti nevojë për të.
Po ashtu, Ministrja pa edhe funksionalizimin e zyrës mobile, si një zgjerim i drejtpërdrejtë i shërbimeve të ndihmës juridike falas. Kjo qasje, sipas Ministres Gërvalla, mundëson që drejtësia të mos mbetet e kufizuar në hapësira institucionale, por të shtrihet aty ku ndodhen qytetarët, duke adresuar në mënyrë konkrete pengesat në qasje.
“Qasja në drejtësi nuk është vetëm standard institucional, por detyrim i drejtpërdrejtë ndaj çdo qytetari. Për këtë arsye, forcimi i këtij sistemi mbetet prioritet i pandashëm në funksion të një shteti të së drejtës që vepron dhe shërben për të gjithë njësoj”, përmbylli Ministrja Gërvalla.



Të tjera
Të lexosh artikuj mbi shëndetin të bën të ndihesh i sëmurë
Dieta mesdhetare që mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit
Edhe ushqimet e dobishme bëhen të dëmshme nëse e teproni