Pas heqjes së masës së sigurisë ndaj mallrave serbe, dërgesat me produkte nga Serbia aktualisht kanë arritur mesataren prej 90 sosh në ditë nga pika kufitare në Merdarë. Kështu ka thënë drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, i cili bënë të ditur se nga janari deri në tetor të këtij viti, vendi ka importuar nga ky shtet mbi 90 milionë euro. Ndërsa, sipas tij, për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera e importeve nga Serbia ishte 177 milionë euro.
Llugaliu ka folur edhe për mallrat e eksportuara drejt Shqipërisë dhe vendeve tjera, derisa thekson se ky trend është në rritje.
Llugaliu ka thënë se konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme po bëjnë çdo gjë që po nevojitet duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes pikës kufitare me Serbinë, në Mendare.
Llugaliu: Aktualisht kemi rreth 90 dërgesa që futen në Republikën e Kosovës përmes vendkalimit në Merdare
“Ne konform vendimit të MPB-së po bëjmë ç’mos që duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes Mendares të procesojmë aq sa janë mundësitë tona teknike, dihet që kontesti i rrezikut, që vinë nga Serbia është i madh…13:35 Aktualisht kemi rreth 90 dërgesa që futen në Republikën e Kosovës përmes këtij vendkalimi brenda 24 orëve”, deklaron Llugaliu.
Drejtori i Doganës derisa flet për eksportin, thotë se Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës, e cila prin sa i përket eksportit të mallrave në këtë shtet, krahasuar me vendet tjera të rajonit.
Llugaliu: Sivjet ka pasur një rritje të konsiderueshme të eksportit drejt Shqipërisë
“Kosova eksporton me një trend mjaft stabil sa i përket vendeve që eksportojmë. Sivjet ka pasur një rritje të konsiderueshme të eksportit drejt Shqipërisë, vlera aktuale është 137 milionë krahas 93 milionë sa ka qenë në vitin e kaluar, kjo rritje është afër 47 për qind. Pastaj, vijon Maqedonia e Veriut ku edhe sivjet në këtë pjesë kemi një rritje, aktualisht kemi 119 milionë krahas 103 milionë sa ka qenë vitin e kaluar. Pastaj, dominon Gjermania, edhe këtu kemi pasur një rritje nga 78 milionë sa ka qenë viti i kaluar, sivjet janë 83 milionë. Pastaj, Zvicra ku kemi eksportuar, edhe këtu me një rritje, 71 milionë janë sivjet, krahas 63 milionëve që ka qenë vitin e kaluar. Si dhe Shtetet e Bashkuara ku kemi pasur një rënie, për shkak se produkti kryesor që ka qenë i eksportuar nga taksat, nga politikat që janë vendosur, nga ky kuptim ka pasur një rënie, përndryshe produktet tjera si tërësi e produkteve nuk është se kanë pasur ndonjë rënie…4:37 Deri në fund të muajit tetor eksporti i Republikës së Kosovës drejtë vendeve tjera ka arritur në shumën 777 milionë, krahas 721 milionë sa ka qenë viti i kaluar për periudhën e njëjtë, kjo d.m.th një rritje prej afër 8 për qind”, thotë Llugaliu.
Drejtori Llugaliu ka folur edhe për të hyrat doganore gjatë këtij viti. Sipas tij, ka rritje të të hyrave gjatë këtij viti si rrjedhojë e luftimit të ekonomisë informale dhe shtrirjes së sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës.
Llugaliu: Të hyrat tani janë 1.6 miliardë, apo 150 milionë më shumë se sa viti i kaluar
Drejtori Llugaliu thotë se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë