Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla. Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale.
E në rast i tillë i rëndë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara teksa ishte duke punuar tokën.
Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi mori lëndimet e rënda nga një makinë bujqësore, dhe i njëjti ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës por që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë