Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen pas një vetëaksidenti me motoçikletë.
Siç mëson media bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.
Murati me profesion ka qenë mjek.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetëaksident me motor.
“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.
“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë