Lauren Powell Jobs, e veja e themeluesit të Apple, Steve Jobs dhe presidente e Emerson Collective ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e San Franciskos.
Powell Jobs shpenzoi 70 milionë dollarë në një rezidencë me pamje panoramike të urës Golden Gate.
Ajo e bleu pronën në Pacific Heights, që gjendet mes shtëpive në pronësi të miliarderit të Oracle, Larry Ellison dhe dizajnerit të Apple, Jonathan Ive.
Pronarët e kësaj shtëpie ishin Sloan Lindemann Barnett, vajza e një miliarderi dhe Roger Barnett, i cili drejton një prodhues të suplementeve shëndetësore.
Ata fillimisht deshën t’ia shisnin për më shumë se 100 milionë dollarë, sipas burimeve pranë marrëveshjes.
Siç raportohet ata e kishin blerë pronën për 33 milionë dollarë në vitin 2011.

Rezidenca, e ndërtuar në vitin 1916, shtrihet afërsisht 1,579 metra katrorë.
Në vitin 2020, shtëpia u përshkrua si një pallat i Rilindjes Spanjolle “i mbështjellë rreth një oborri dykatësh të kurorëzuar me një çati të madhe xhami”, nga Architectural Digest.
Laurene Powell Jobs, ka një pasuri neto prej 10 miliardë dollarësh përmes sukseseve të burrit të saj të ndjerë dhe sipërmarrjeve të saj të biznesit. Pas vdekjes së Steve Jobs nga kanceri në vitin 2011, Laurene u shfaq si një nga gratë më të pasura në botë.



Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë
Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu
A mjafton t’i lani dhëmbët vetëm dy minuta