Emmanuel Macron e falënderon në shqip Edi Ramën

Emmanuel Macron e falënderon në shqip Edi Ramën

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, pas qëndrimit në Tiranë ku mori pjesë në Komunitetit Politik Evropian, ka falënderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mikpritjen.

Macron, përmes një postimi në platformën “X”, e ka thënë se miqësia mes Shqipërisë dhe Francës po forcohet.

“I dashur Edi Rama  të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë”, ka shkruar Macron, transmeton Telegrafi.

 

Presidenti francez sot mbajti një fjalim në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), në Tiranë, një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve.

Gjithashtu sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.

Memorandumi është nënshkruan ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.