Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres, Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçlës, të cilët të premten udhëtuan për të festuar 28 Nëntorin në Shqipëri.
Përmes një reagimi, Musliu i ka kritikuar, duke thënë se ish-ministrat kanë përdorur udhëtimin për t’i bërë thirrje mërgimtarëve të Kosovës që të votojnë më 28 dhjetor, duke mos respektuar as festat kombëtare.
“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mërgatës për shpëtim. Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mërgatën, as Kosovën, as Shqipërinë. Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës e të ardhmes se këtij vendi”, shkroi Musliu.
The post Eskalon Ganja: I fyen rëndë Sveçlën e Haxhiun appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit
Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për kr*ime në Kosovë, jo për politikë