Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë lanson Analizën Gjinore “Një pasqyrë e shumanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Jeta Loshaj nga FES ka thënë se përmes kësaj analize dihen asetet ekonomike si dhe mbështetja sociale, lëvizjet e pushtetit që shënestrojnë sesi funksionon barazia gjinore në Kosovë.
Ky studim që ofron një pasqyrë se çka përmban barazia gjinore në vend, Loshaj tha se rezulton 21 për qind niveli i punësimit te gratë, ndërsa 17 për qind pronësia.
Ajo theksoi se ekziston ende varshmëria financiare si nga partneri ashtu dhe nga familja.
“Në politika të ndryshme ka pasur neglizhencë ndaj barazisë gjinore. Vazhdojnë të dominojnë rolet tradicionale të gjinive në Kosovë”, tha Loshaj.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë