Artistja e njohur Alma Bektashi interpretoi himnin e SHBA-së bashkë me ambasadorin Jeffrey Hovenier në kuadër të festës që organizoi ambasada për festën e 4 korrikut.
Festa në ambasadën amerikane u mbajt gjatë kësaj jave, me plot të ftuar me figura të larta të vendit tonë, përfshirë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Në kuadër të kësaj pritjeje, këngëtarja Bektashi ngjiti skenën për të performuar himnin e SHBA-së, të cilës iu bashkëngjit edhe Hovenier.
“Gëzuar 4 korrikun! Këtu është Himni Kombëtar i SHBA-së i interpretuar nga Alma Bektashi dhe Ambasadori Hovenier në pritjen tonë për Ditën e Pavarësisë në fillim të kësaj jave”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Ambasada gjithashtu publikoi edhe një video të Bektashit dhe Hovenierit duke kënduar himnin.
Pritja u organizua në kuadër të 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikë që festohet çdo vit më 4 korrik.



Të tjera
Shenjat që tregojnë që keni probleme me zemrën
6 këshilla si të humbisni peshë pa nevojën e dietave
Muhamed Sejdini u arrestua pasi akuzohet se i shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s