Kombëtarja e Argjentinës e nisi mbrojtjen e titullit në Copa America me një fitore rutinë ndaj Kanadasë me rezultat 2-0.
Edicioni i sivjetshëm i Copa America luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ylli më i madh i turneut është magjistari argjentinas, Lionel Messi.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku e barabartë, me të dyja skuadrat që patën disa raste, por pa arritur ta gjejnë golin.
Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Julian Alvarez, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Alexis Mac Allister.
Te goli i dytë ishte Messi i cili me mjeshtëri asistoi për Lautaro Martinez në minutën e 88-të për rezultat përfundimtar 2-0.
Sonte pas mesnate, në orën 02:00 luhet ndeshja e dytë e Grupit A mes Perusë dhe Kilit.
Të tjera
Modelet më të shitura të iPhone 16 në fundjavën e parë të shitjeve
Apple nis dërgimin e porosive të iPhone 16
Ford zbulon Mustang GTD më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë