Simon Simoni pritet të bëhet me skuadër të re, por vetëm për një sezon si i huazuar.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e Eintracht Frankfurtit, megjithatë ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.
Drejtuesit e Eintracht Frankfurt kanë vendosur që ta huazojnë “gardiani” kuqezi tek skuadra e Ingolstadt.
Te Frankfurt besojnë shumë tek cilësitë e Simonit, të cilit i kanë ofruar dhe një rinovim të kontratës, ndërsa në anën tjetër kanë arritur marrëveshjen me skuadrën që militon në ligën e tretë të Gjermanisë, në mënyrë që të marrë minuta e të jetë në formë, që edicionin e ardhshëm të jetë një alternativë me potencial për portën e Eintracht Frankfurt.
Duke qenë vetëm 19-vjeç, Simoni konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe, ndaj te Eintracht Frankfurt po e trajtojnë me shumë kujdes portierin e lindur në Lezhë.
Simoni do të jetë portieri i parë i Ingolstadt në sezonin e ri dhe nëse gjërat shkojnë mirë, edicionin e ardhshëm nuk do ishte aspak çudi që ta shohim të mbrojë kuadratin e një prej skuadrave më të mëdha në Gjermani si Eintracht Frankfurt.
Të tjera
Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!
Mungesa e Prokurorëve, kërcënim për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Vendit i shtohen 344 ushtarë të FSK-së- Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes