Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë.
Stërvitja u krye në një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare, në Pashaliman.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se kjo stërvitje garanton rritje të kapaciteteve nënujore.
“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.



Të tjera
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Tetëshja’ e LDK-së që ‘bojkotoi’ Vjosa Osmanin, si bartëse e listës
Ushqimet që duhet të konsumohen gjatë ditëve të nxehta