Tomë Gashi, avokat me qëndrime të afërta, shumë të afërta me pushtetin e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një konkludim të ashpër, që lehtësisht mund të lexohet edhe si akuzë ndaj Perëndimt.
Në shkrimin e tij, Gashi ka pretenduar se shtetet mike, një eufemizëm për Perëndimin, e “përceptojnë” Kosovën si “shtet mysliman”.
Madje, Gashi ka pretenduar se kështu e “shef edhe një pjesë e shtetit amë – Shqipërisë”.
“Pse askush publikisht se thotë!
Përceptimi është gjithçka …!
Shumica e politikanëve – zyrtarëve të lartë të shteteve duke përfshi edhe shtetet mike, duke përfshi edhe ato shtete të Natos që na kanë ndihmuar të çlirihemi nga okupimi i vrazhd Serb tani fatkeqësisht 25 vite pas çlirimit e pas me shumë se 16 viteve shtet me vete – shtet i pavarur Kosovën e përceptojn si shtet musliman !
Fatkeqësisht besoi se kështu na shef edhe nje pjesë e shtetit amë – Shqipërisë
Për këtë përceptim faj kemi ne dhe askush tjetër, e bëmë pikërisht atë që Serbia e donte e që nuk e kishte para vitit 1999” – ka shkruar ai.
Të tjera
Grenell i përgjigjet Konjufcës, pasi tha se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë
E thotë Buzhala: Si Rugova, si Kurti, kanë prishë shumë matematika
Mbrojtësi i viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së: Mendojmë t’i thërrasim 3-4 dëshmitarë, njëri është ekspert