Publikimi i një audio-incizimi mes kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq, i njohur për aktivitete kriminale dhe terrorizëm, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe sulme nga vetë Kusari-Lila ndaj mediave.
Një ndër kritikat e saj u drejtua emisionit “Debat Plus”, i cili i dha hapësirë Slavko Simiqit, ish-kryetarit të Listës Serbe, për të reaguar.
Analisti dhe gazetari Astrit Gashi ka reaguar ndaj kritikave të Kusari-Lilës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të padenja për koment.
Sipas Gashit, deklaratat e deputetes nuk kanë asnjë bazë faktike dhe synojnë vetëm denigrimin e mediave
“Karriera e saj politike do të shihet shumë në Gjakovë. Jam i bindur që ndoshta Kosova nuk e dinë shumë mirë por Gjakova e di shumë mirë se çka është me bisedu me Radojçiqin sepse e kanë pasur edhe aty…
Deklaratat në formën se si e ka thënë nuk kërkon sqarim fare. Sepse është një insinuatë e pabazuar, jo faktik, jo ën fakte dhe e cila ka synim primat të denigrojë edhe juve personalisht dhe neve edhe Debat Plusin. Nga kush, nga sikush që thotë populli; që u nxë me pelë përdore…”, ka thënë Gashi.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë