Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim kortezie Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e ka uruar për fillimin e mandatit.
Gërvalla ka ripohuar angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, duke e cilësuar atë si aleate të fuqishme dhe partnere kyçe për vendin.
Ajo ka vlerësuar mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian e euroatlantik të Kosovës. Ministrja ka theksuar rolin e rëndësishëm të mërgatës në Gjermani, e cila me kontributin e saj ekonomik, shoqëror e kulturor po fuqizon investimet dhe partneritetet ndërmjet dy vendeve.
Në takim, Gërvalla dhe Ambasadori Rudolph kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, siguria, energjia dhe inovacioni, si dhe për projekte që përfshijnë mërgatën, me qëllim forcimin e miqësisë dhe zhvillimit të përbashkët Kosovë–Gjermani.



Të tjera
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë
Pesë efektet anësore të qumështit
Shefi i OBSH-së: Mbi 1.300 vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Evropë që nga 21 qershori