Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.
“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane