Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion të rëndësishëm nga Policia Federale e Gjermanisë, i cili përfshin pesë automjete të tipit Dacia Duster dhe pajisje moderne të teknologjisë informative (IT).
Ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve për forcimin e kapaciteteve të Policisë Kufitare.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë Zëvendësambasadori gjerman, Christian Böttcher, dhe Zyrtari Ndërlidhës i Policisë Federale Gjermane, Stefan Dorbach, të cilët nënshkruan marrëveshjen në emër të Gjermanisë. Nga ana kosovare, kontrata u nënshkrua nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të Policisë Kufitare dhe asaj Kriminale.
Gjatë fjalës së tij, zëvendësambasadori Böttcher theksoi se kjo mbështetje fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndihmon policinë në përmbushjen efikase të detyrave të saj sovrane. Ai veçoi rëndësinë e këtij donacioni në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve ilegalë përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor.
Ky hap pasqyron besimin e ndërsjellë dhe angazhimin e përbashkët të Gjermanisë dhe Kosovës për siguri dhe stabilitet në rajon.



Të tjera
Dhëmbë të thyer dhe frakturë, lëndimi “horror” i Loftus-Cheek
Vuani nga ankthi? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni
Kusari – Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi