Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4.
Këto ditët e fundit banorët janë duke i shijuar tejet shumë, teksa në disa raste janë parë edhe duke kënduar.
Gjesti së fundmi shihet në oborr duke kënduar një nga projektet e famshme të reperit Unikkatil.

Ai në një moment tha: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë”.
Me këtë rast, u bë një reagim nga faqja zyrtare e The Bloody Alboz, ku bëjnë apel që të votohet Gjesti për fitore.
Gjesti vlen të ceket se deri në finale, 19 prill, do të bëjë 184 ditë në izolim, marrë parasysh kohën e kaluar edhe në Kosovë.



Të tjera
Si ta motivoni veten të ushtroni në mot të ftohët e të errët
Terapia në ujë, për astmatikët, reumatizmën dhe dhimbjet e kurrizit
Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar