Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha.
Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, dhe gazetaret kishin kërkuar trajtim mjekësor pas rastit, me Lindita Berishën që ishte shtatzënë në atë kohë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim tha se e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.



Të tjera
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 qershori
“Alternativa” publikon sondazhin: Vetëvendosje fituese me 57.6% të mbështetjes
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga