Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e konkursit për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit, konkursi u ofron mundësi kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të bëhen pjesë e institucioneve kyçe të sistemit të sigurisë dhe rendit në vend.
Pozitat e hapura janë të ndara sipas institucioneve: Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita, Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita dhe Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) – 20 pozita.
Afati për aplikim është nga 20 maji deri më 19 qershor 2026.



Të tjera
Pesë pyetjet që duhet bërë doktorit pas analizave të gjakut
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?