Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e UÇK-së më 17 maj 1999 në Shqiponjë u shndërrua në “testament kombëtar” për mbrojtjen e nderit të atdheut dhe se ajo reflektoi në gjithë vendin deri në çlirimin e Kosovës.
“Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut.
Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë. Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, shkroi i pari i AAK-së.



Të tjera
Kryeministri Kurti mori pjesë në prezantimin e konceptit të Parkut Industrial në Gjakovë
Hamza: Qytetarët përballen me sfida serioze, seriozisht do t’i trajtojmë një nga një
Si ndikon vitamina E në trupin tonë?