Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por gjuhë autoktone e këtij trualli që ka mbijetuar brez pas brezi pavarësisht historisë dhe sfidave, duke theksuar se ajo është e garantuar me Kushtetutë dhe përfaqëson të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për ta përdorur në arsim, komunikim dhe jetën publike pa frikë e pa kompromis.
Ai shtoi se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.
Postimi i plotë:
Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.
Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë.
I juaji,
Ramushi



Të tjera
Lodhja e mbrëmjes për shkak të shtypjes së lartë
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e drejtësi
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar nuk negociohet