Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bën populizëm dhe tregon delirin e tij.
Në ABC News, Haxhiu u shpreh se me veprimet e tij, Kurti po cënon pavarësinë e Kosovës, që është ndërtuar dhe mbështetet te pako e Ahtisarit.
Haxhiu shtoi se evropianët, por edhe amerikanët janë të shqetësuar.
“Kemi të bëjmë me populizëm. Ky populizëm e ka prekur një gjeneratë që është jashtëzakonisht të re. I ka thithur ideologjinë dhe populizimin e Albin Kurtit. Kushdo që thotë Albin Kurti fitohet lehtë, e ka gabim. E kemi njeri që vuajtjen e konsideron privilegj. Politikisht, është i paarsyeshëm. Bota politike e Kosovës, e ka ndërtuar pavarësinë mbi pako Ahtisari. Brenda kësaj adresohen edhe problemet e grupeve etnike në Kosovë. Ai e do Republikën e tretë, dhe kur e prek Ahtisarin, rrezikon çdo gjë që është krijuar në këto vite. Kompromiset janë në pakon e Ahtisarit. Meqë kemi distancë, prej 15 vitesh prej pavarësisë, zotit Kurti i duket kohë e mjaftueshëm, për ndërtimin e një republike të re, pa Ahtisarin. Kemi një njeri që do një pikë politike në jetën e tij, luftën. Për të treguar se pesha e tij politike është përmes policisë dhe njësisë speciale. Evropianët janë të shqetësuar për pakon e Ahtisaritn. SHBA dëshirojnë që ambasadën e Kosovës ta lënë në nivel të dytë dhe të tretë. Informacioni është i sigurt që një pjesë e amabsadave në botë, kjo është e sigurt. Për ne do ishte lajm i keq.”, theksoi ai.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje